Gjyqtari bëhet hero, ai parandaloi një tragjedi (VIDEO)

Neymar Paeminburee ra pa ndjenja në tapetin e ringut, pas një goditjeje të marrë nga kundërshtari.

Gjyqtari i duelit me një shkathtësi të mprehtë u hodh bashkë me boksierin në vështirësi, duke ia vendosur dorën poshtë, që koka e tij të mos binte me gjithë forcën e trupit në ring.

Me siguri, rënia pas me kokë, fare pa ndjenja, do të përbënte rrezik serioz për jetën e boksierit, ndaj këto pamje e bëjnë hero në të gjithë botën gjyqtarin. Me të vërtetë, ai parandaloi një tragjedi…


Shtuar 18.02.2020 16:20