Gjendja e Pele, flet djali: Nuk mund të eci normalisht, kjo e ka futur në depresion

Prej disa kohësh legjenda e futbollit, Pele nuk është shfaqur në publik. Disa probleme shëndetsore për shkak edhe të moshës e kanë detyruar atë mos dalë pasi është i trishtuar dhe ka turp për gjendjen e tij. Këtë e zbulon djali i “mbretit” të futbollit, Edinho.

“Pas një transplantimi në kokën e femurit rehabilitimit jo të plotë, ai është i brishtë sa i përket lëvizjes. Kjo i shkakton atij një depresion të caktuar, sepse ai nuk mund të ecë mirë, vihet në siklet, sepse nuk dëshirojnë ta shohin në atë gjendje. Në përgjithësi, duke marrë parasysh moshën, ai po shkon mirë, por ai nuk mund të ecë normalisht. Ai ecën vetëm me ndihmën e një shoqëruesi. Madje mund të them se është përmirësuar, sepse më parë mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota”.

Një legjendë si Pele, e ka të vështirë të shfaqet në publik i mposhtur nga problemet shëndetësore.

“Ai gjithmonë ka qenë një figurë imponuese, ndërsa sot lufton që të ecë. Kjo e frikëson atë, e vë në siklet. Ai ende ka vështirësi të lëvizë , për këtë arsye ai nuk dëshiron të dalë, të shihet. Praktikisht është gjithmonë në shtëpi dhe jeton pothuajse i tërhequr “.


Shtuar 11.02.2020 07:22