Giround shumë pranë kalimit te rivalët e Chelsea

Cdo ditë e më tepër Giround e sheh veten larg Chelseas. Së fundmi mësohet se francezi është shumë pranë kalimit të Tottenham.

Jose Mourinho po këmbëngul pasi dëmtimi i Harry Kane e ka lënë pa sulmues kryesor.

Kampioni i Botës me Francës është i pakënaqur me minutat e ofruara nga Lampard te Chelsea këtë edicion dhe po shqyrton seriozisht largimin.

Problemi më i madh në këtë pazar është se Tottenham është rival lokal i Chelseat, dhe rival direkt për pozitën e katërt, për të cilën po luftojnë të dy skuadrat.


Shtuar 29.01.2020 14:54