Giggs flet për zënkën e tij me Ronaldon, e gjitha ndodhi për një “Cola Cola”

Ryan Giggs ka deklaruar se ka patus nje perplasje me Cristiano Ronaldon për të pirë një ‘Coca Cola’ në mëngjes.

Ole Gunnar Solskjaer pohoi në vitin 2016 se legjenda e Uellsit i bëri të qartë ndjenjat e tij ndaj Ronaldos duke e ngritur atë lart në mur gjatë incidentit.

“Një herë Cristiano Ronaldo erdhi në mëngjes me një kanaçe Coca-Cola në duar. Ryan Giggs e shtyu atë në mur!”.

“Ai i tha Ronaldos: ‘Mos e bëj më atë përsëri’”, kishte deklaruar Solskjaer.

Kur u pyet Giggs nëse ai mendonte se sjellja ndaj yllit të Juventusit nuk ishte e pranueshme, ai kishte dyshime rreth kësaj.

“Ndoshta. Nuk e di nëse e kam kapur apo shtyrë drejt murit”.

“Unë mund t’i kisha thënë, ‘Ne nuk e bëjmë këtë te Manchester United’”.

“Por, pastaj ai shkoi dhe ma dëshmoi të kundërtën duke shënuar het-trik!. Unë pi atë që dua, Giggsy!”, ka thënë Giggs.

Giggs, 46 vjeç, shijoi një karrierë të jashtëzakonshme 24-vjeçare në Old Trafford dhe fitoi 13 tituj të Ligës Premier me Djajtë e Kuq.


Shtuar 10.06.2020 14:21