Georgina i bëri dhuratë një super Mercedez Ronaldos për ditëlindje, e dini sa ka kushtuar “bisha”? (VIDEO)

Ditën e djeshme ylli i fotbollit botëror ka festuar ditëlindjen e 35.

Nuk kanë munguar urimet e miqve, shokëve dhe personave të dashur, mirëpo vëmendjen e mori supriza e të fejuarës së tij, Georgina Rodriguez.

Pasi i dhuroi një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë dhe i shkroi një dedikim special, Georgina e ka befasuar partnerin me një dhuratë që kap shifra marramendëse.

Ajo i ka dhuruar futbollistit një makinë Mercedes Benz në ngjyrë të zezë, e cila ka kushtuar plot 114.336 paund.

Georgina e drejtoi partnerin tek makina, e cila ishte zbukuruar me një fjongo të madhe të kuqe, ndërkohë që pranë saj qëndronin miqtë e personat e afërm të Ronaldos.

Ky i fundit i ka falenderuar të gjithë për prezencën, tepër i lumtur për surprizën e partneres e cila krahas videos shkruan:

“Gëzuar mashkullit të jetës time! Sa kënaqësi ta transmetojmë dashurinë tonë në dhuratën tënde”


Shtuar 6.02.2020 11:38