Më romantik s’ka, Erion Zeqiraj i propozon për martesë Blerta Ligajt (FOTO LAJM)

Volejbollistja Blerta Ligaj dhe Erion Zeqiraj prej kohësh po jetojnë një romancë shumë të bukur.

Disa javë më parë ata treguan në një emision televiziv, ku ishin të ftuar se takimi i parë u bë në një kafe dhe nuk pati asnjë propozim sepse çdo gjë erdhi natyrshëm.

Gjërat duket se kanë rrjedhur shpejt, marrëdhënia e tyre është konsoliduar dhe më në fund kemi dasmë në horizont.

Kjo pasi Erioni, si një çun me të vërtetë shumë romantik, i ka propozuar mbrëmjen e djeshme Blertës për martesë dhe fotot nga ky moment na lanë gojëhapur.

Të dy ata kanë ndarë pamjet magjike me ndjekësit në rrjetet sociale, ku shihen qirinjtë, një arush i madh, petale trëndafili, tullumbaca dhe sigurisht “Marry me”.

“Thashë po”,- ka shkruar Blerta krahas fotos.


Shtuar 2.08.2020 09:33