Frikë te Juve, De Ligt mund të operohet në shpatull

Matthijs de Ligt mund të ketë nevojë për një ndërhyrje për të zgjidhur problemet në shpatull gjë që e shqetësojnë që nga nëntori.

Corriere di Torino shkruan se problemi shpatull po e shqetëson mbrojtësin për një kohë dhe mund të kërkojë një operacion.

Klubi dhe lojtari duhet të marrin një vendim, ndërsa Juventusi ende është në garë për titull dhe pastaj do të luajë në Ligën e Kampioneve, teksa dhimbjet e para kanë filluar në fundin e vitit të shkuar në ndeshjen ndaj Atalanta.

De Ligt ka luajtur 35 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, pesë prej tyre në Ligën e Kampioneve.


Shtuar 17.07.2020 20:41