S’do ta shihni më kurrë në ekran? Xhemi Shehu tremb ndjekësit (VIDEO)

Largimi i Xhemi Shehut nga Top Channel ka ngjallur dyshime pasi moderatorja ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë pjesë e ndonjë televizioni.

Në një postim të fundit nga mikesha e saj Arbana Osmani, dy moderatoret shfaqen duke ngrënë mëngjes, disa brioche dhe kafe, më sakt, 3 brioche për secilën.

Nepsi i Arbanës ka bërë që ajo të sjellë 4 brioche me vete në takimin e mëngjesit me Xhemin. E ndërsa Arbana bën shaka me dietën dhe thotë se me këtë mëngjes të bollshëm nuk janë për ekran këtë vit, Xhemi ka bërë një deklaratë të dyshimtë:

Arbana: Duket dmth nga mëngjesi që këtë vit, këtë sezon, nuk jemi për televizion!

Xhemi: Këtë sezon? Unë s’jam për gjithë jetën, po ti thuaj!

Kjo deklaratë e Xhemit na ka bërë të dyshojmë se moderatorja mund të jetë tërhequr nga ekrani për një periudhë të gjatë kohe. Ose ndoshta këtë deklaratë e ka lidhur me faktin se e adhuron shumë ushqimin, aq shumë saqë mund t’i prishë punë me daljen në ekran.


Shtuar 24.09.2020 11:52