Klubi hungarez, Budapest Honved, ka vendosur ta pezullojë trajnerin e skuadrës, Giuseppe Sannino për shkak të frikës nga koronavirusi, transmeton zeri.info
Koronavirusi së fundmi ka prekur edhe Evropë, ku më shumë raste janë regjisturar në Itali, teksa kanë humbur jetën e edhe disa njerëz.
Të lidhura
None found
Pikërisht për këtë arsye Budapest Honved ka vendosur të pezullojë trajnerin italian Giuseppe Sannino.
Sipas njoftimit të klubit hungarez, trajneri ka pasur kontakte me njerëzit e prekur nga ky virus në Itali dhe kanë vendosur ta pezullojnë nga drejtimi i skuadrës.
Një njoftimin e klubit thuhet se ata duan të mbrojnë tifozët, lojtarët dhe stafin dhe për këtë arsye tani po kërkojnë një trajner në vendin e Saninos.
Kujtojmë se te Honvedi aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji.
