FIFA vendos të shtyej Botërorin e ri të Klubeve

FIFA ka vendosur të shtyjë me një vit edicionin e parë të Botërorit të Klubeve me format të ri më të zgjeruar.

Burime të gazetës spanjolle “AS” bëjnë me dije se shtyrja zyrtare e këtij kompeticioni do të vijë shumë shpejt.

I parashikuar për t’u zhvilluar për herë të parë në verën e vitit 2021, kompeticioni i ri i dëshiruar me çdo kusht nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të shtyhet për shkak të pandemisë së Koronavirusit që ka bërë lëmsh kalendaret e shumë kompeticioneve futbollistike.

Për shkak se në verën e vitit 2021, do të zhvillohet Euro 2020, edicion i parë i Super24 (kështu do të quhet Botërori i ri i klubeve ku do të marrin pjesë 24 skuadra) me shumë gjasa do të mbahet në Kinë në muajin qershor të vitit 2022.


Shtuar 14.04.2020 11:57