Eto’o: Diouf kishte pirë pak më shumë se ç’duhet… askush nuk ka qenë në nivelin tim

Samuel Eto i është përgjigjur deklaratës së ish-sulmuesit nga Senegali, El-Hadji Diouf se është futbollisti afrikan më i mirë, duke u shprehur se në fakt më i mirë është vetë Eto dhe askush nuk i afrohet atij.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Çelsit dhe Interit nuk u mjaftua me kaq, por shkoi dhe më tej duke shtuar se as Didier Drogba nuk është në nivelin e tij.

“Vëllai im Diouf kishte pirë pak më shumë se ç’duhet. Askush nuk ka qenë në nivelin tim apo më i mirë, madje as Drogba.

Këtë gjë nuk e them unë, por ky është një fakt. Doja të isha numri një dhe kam qenë për gjatë gjithë karrierës time,” u përgjigj Eto në një lidhje direkte në Instagram.


Shtuar 14.05.2020 20:14