Ende pas hekurave, ky është hakeri që “fundosi” Manchester City-n

Manchester City është dënuar ditën e djeshme nga UEFA medy vite pezullim nga Champions Legue pasi nuk kishte zbatuar Fair Play-n fianciuar.

Rui Pinto është një haker portugez që tronditi botën e futbollit, pasi kishte informacione të rëndësishme në postat elektronike të klubit duke i dorëzuar ato në media.

Skandali i Football Leaks ka bërë që 31-vjeçari të dërgohet në burg, ku është edhe sot e kësaj dite në pritje të një çështje gjyqësore. Ditët e fundit atij iu refuzua apeli dhe do të përballet në gjyq për 90 akuza të ndryshme, pasi nxori kontratat e lojtarëve.

Pinto, i cili akuzohet për hakim dhe mashtrim, ka qenë në burg që nga marsi i kaluar, ndërsa pret një vendim gjyqësor nga Gjykata e Apelit në Lisbonë.

Por ishte veprimi i tij në vitin 2015-të duke i treguar mediave problemet e Cityt, duke e detyruar UEFA-n ta dënojë Manchester Cityn, me dënim prej dy vitesh nga Liga e Kampionëve, ndërsa gjithashtu është gjobitur edhe me 30 milionë euro.

Kur dolën lajmet për dënimin e Manchester Cityt, duke tronditur futbollin, shumë njerëz kanë kërkuar lirimin e Pintos, gjë që kishte ndodhur edhe më parë nga tifozët e Borussia Dortmund.

Është bërë gati një vit që Pinto u ekstradua nga Hungaria, ku po jetonte në qendër të Budapestit, për në Portugali.

Football Leaks u krijua në vitin 2015, dhe ka bërë më shumë mirë sesa dëm, ndërsa ekspozon gjithçka nga mashtrimi i taksave deri tek shkelja e FFP. Pinto, i cili punoi me emrin John, pretendohet të ketë mbi 70 milionë dokumente me 3.4 TB (tera bytes) informacioni përfshirë edhe email-e personale.


Shtuar 15.02.2020 08:41