E godet rrufeja, portieri dërgohet me urgjencë në spital (FOTO LAJM)

Një rast mjaft i rrallë ka ndodhur në Rusi.

Ivan Zaborovski po stërvitej me skuadrën e tij Znamia Truda, kur papritur është goditur nga rrufeja.

Menjëherë lojtari është dërguar me urgjencë në spital. Klubi rus i futbollit njoftoi vetë lajmin në rrjetet sociale, ku konfirmoi se portieri i tretë i skuadrës është nën kujdesin e mjekëve pasi u godit nga rrufeja.


Shtuar 5.07.2020 14:26