Dy skuadrat e vetme ndaj të cilave nuk ka fituar Messi

Një vit më parë Lionel Messi u bë futbollisti me më së shumti fitore në historinë e Barcelonës.

Pas një ‘hat-triku’ kundër Real Betis (4:1), Messi mori fitoren e 447 në fanellën e Barcelonës, në paraqitjen e 647.

Në karrierën e tij të madhërishme, Lionel Messi nuk ka arritur të fitojë veç kundër dy skuadrave me të cilat është përballur.

Si 17 vjeçar, Messi ka luajtur kundër Gramenet në Kupën e Mbretit, skuadër kjo nga Liga e Tretë e Spanjës, ndaj të cilës nuk kishte arritur të shënonte.

Një tjetër ndeshje ku Messi nuk shënoi, ishte ajo kundër Napolit në Ligën e Kampionëve, pak para pandemisë së koronavirusit.

Ndeshja ndaj Napolit përfundoi 1:1 me Messin që nuk shënoi.

Gramenet dhe Napoli, janë skuadrat e vetme me të cilat Messi është përballur dhe nuk ka fituar.


Shtuar 14.04.2020 16:34