Drejtuesit e Barcelonës takohen për të vendosur fatin e Valverdes

Drejtuesit e Barcelonës janë në takim për të vendosur fatin e trajnerit Ernesto Valverde.

“Mundo Deportivo” raporton se trajneri nuk gjendet në zyrat e klubit e as në fushat sportive teksa spekulohet se sot mund të jetë dita kur Valverde do të shkarkohet nga detyra.

Të lidhura

None found

Në pritje të një lajmi zyrtar nga klubi, Valverde ka udhëhequr stërvitjen e sotme dhe tani është larguar nga qendra sportive e klubit katalan.

Por a do të rikthehet sërish si trajner i Barcelonës? Kjo do të mësohet sot.


Shtuar 13.01.2020 16:53