Disa gjëra që në të ardhmen mund të “zhduken”

Me kalimin e kohës shumë gjëra ndryshojnë, ku dalin teknologji të reja e gjëra të cilat i kemi përdorur largohen nga përdorimi.

Këtë fat mund ta kenë edhe disa gjëra që i përdorim në kohët e tashme.

Disa nga gjërat që besohet se do të “zhduken” në të ardhmen janë:

Shishet e plastikës. Tashmë ka filluar prodhimi i gotave e shisheve plastike nga materiale të cilat nuk janë të dëmshme për ambientin mirëpo që tani për tani janë të kushtueshme, por sipas analizimeve pritet që pas një kohe shishet e plastikës të mbesin veq si një kujtim.

Ari. Ndoshta mund të duket e çuditshme mirëpo sipas parashikimeve edhe ari pritet që të “zhduket”, kjo pasi që në planetin tonë ka burime të kufizuara të arit andaj varfërimi mund të jetë i mundur.

Antibiotikët. Nëse vazhdon marrja e pakontrolluar e antibiotikëve do të ndikojë që efekti i tyre të zhduket dhe disa bakterie që krijojnë antibiotikët mund të bëhet një kërcnim për njeriun andaj edhe mund të largohen nga përdorimi./


Shtuar 2.05.2020 20:57