Dhimbje koke për Simeonen para “derbit”, Felix nuk ja del

Ylli portugez i transferuar gjatë afatit kalimtar të verës për një shifër marramendëse u dëmtua në ndeshjen ndaj Leganes dhe nuk ja ka dalë që të të jetë i gatshëm për të ndihmuar Atleticon ndaj Realit të Madridit.

Këtë e ka konfirmuar Atletico, që ka publikuar njoftimi për gjendjen e detajuar të lëndimit të numrit 7.

Pas testeve të bëra ndaj talentit të ri, i cili nuk u stërvit me skuadrën as dje e as sot, u konfirmua që ai ka probleme me muskujt e këmbë së djathtë që e detyrojnë ta humbasë sfidën e së shtunës ndaj Realit.


Shtuar 29.01.2020 15:15