David Silva do ta dëshrionte këtë lojtar të Realit të Manchester City

Kapiteni i Manchester City-t do të dëshironte kapitenin e Real Madridit në skuadër.

Ylli spanjoll është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes Real Madrid – Manchester City, e cila luhet sonte në ‘Santiago Bernabeu’.

Silva mori një pyetje interesante në këtë konferencë, duke u pyetur se cilin lojtar të Real Madrid do ta transferonte te Manchester City.

“Unë kam shumë kolegë nga ekipi kombëtar që kemi gëzuar së bashku shumë suksese”, ka deklaruar Silva.

“Në këtë çështje, do të ishte Sergio Ramos, sepse e njoh atë që një kohë të gjatë”.


Shtuar 26.02.2020 14:43