Daily Mail: Newcastle synon Shaqirin

Newcastle ka identifikuar Xherdan Shaqirin si lojtarin që dëshiron ta transferojë në këtë verë.

Roma e Sevilla po ashtu vlerësohet se mund të provojnë për të transferuar Shaqirin.

Newcastle pritet të bëjë transferime cilësore në verë, ndërsa në edicionin e ardhshëm do të ketë pretendime dukshëm më të mëdha. Është në proces blerja e këtij klubi nga arabët.

Sipas Daily Mail, klubi tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e Shaqirit për të shikuar mundësinë e transferimit të tij.


Shtuar 26.05.2020 18:35