Denoncimi: Bulqiza si në ’97, breshëritë e kallashnikovit tmerrojnë qytetarët

Qytetarët në Bulqizë mbrëmjen e djeshme janë tmerruar nga breshëri kallashnikovi.

Ky ka qënë denoncimi i bërë tek ish-kryeministri Sali Berisha nga një qytetar i kësaj zone.

Ky i fundit ka publikuar të dhënat që i ka dërguar qytetari dixhital ku thuhet se për këtë ngjarje nuk ka reaguar policia zyrtarisht.

POSTIMI I PLOTE

Ne Bulqize kercet Kallashi narkopolicia flen gjume! sb

Mirmbrema Dr Sali Berisha.
Se pari uroj te jeshe mir me shendet, Jam nje qytetar nga Bulqiza e Re. Mbrem Bulqiza ka qen nen bresherin e kallash nikov ndersa Policia e Shtetit nuk ka dhen asnje njoftim zyrtar. Jane gezhojat ende ne rrugë asnje polic nuk eshte afruar te mori nje gezhoj te vetme. Ke frik te dalesh ne rrug me familje se ha naj plumb, Aman postoje mos vallë e shikon “Lleshi” qe merret me plazhet, Anonim ju lutem


Shtuar 26.05.2020 18:30