COVID-19/ Zyrtari i klubit të futbollit infekton prindërit dhe dy shokët

Katër raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 pasditen e sotme në Sarandë.

Raportohet se zyrtari i një klubi futbolli ka infektuar me koronavirus prindërit dhe dy shokët e tij.

Ndërkohë janë marrë masa për dezinfektimin e Bashkisë Sarandë dhe ambienteve të tjera që ai ka frekuentuar.

Pas 4 rasteve të sotme, numri total i të infektuarve në Sarandë ka shkuar në 7.


Shtuar 27.06.2020 21:51