Chilwell drejt largimit, Licester synon yllin e United

Leicester City mbetet në shënjestrën e klubeve të mëdha për disa nga yjet e skuadrës. 23-vjeçari Ben Chilwell mund të largohet këtë session të merkatos pas presionit të madh që po bën Chelsea me një ofertë 60 milionë euro dhe pasuesi i tij mund të jetë Luke Shaw.

30 milionë paund është shumë që synon të paguajë Leicester dhe drejtuesit e Manchester United po tundohen pasi do të përfitonin një shumë që mund ta përdorin për objektivat e merkatos së klubit. Vetëm pas konkretizimit të Chilwell te Chelsea edhe bisedimet për kalimin e Shaw te Leicester do të intensifikohen.


Shtuar 15.01.2020 10:19