Meta: Masakra e Reçakut shokoi mbarë botën, si u vu në lëvizje diplomacia botërore

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ndodhet sot në Reçak të Kosovës për të përkujtuar 21- vjetorin e masakrës nga gjenocidi serb ku mbetë të vrarë 45 shqiptarë.

I shoqëruar nga Thaçi, Meta u shpreh se masakra e Reçakut shokoi gjithë botën duke vendosur në lëvizje dhe diplomacinë ndërkombëtare.

Fjala e Ilir Metës:

Ishte një përgjegjësi për të qenë sot këtu, së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe gjithë ju, për t’u përkuluar përpara kujtimit të fëmijëve të moshuarve dhe banorëve të Reçakut të masakruar barbarisht 21 vite më parë. Ky akt s’mund të përmbyllej më saktë sesa me tre fjalë nga ambasadori Ëalker 21 vite më parë.

Shokoi mbarë botën dhe vendosi në lëvizje diplomacinë botërore, përmes Konferencës së Rambujesë për të ndalur luftën dhe për të gjetur zgjidhjen. Dhe më pas me ndërhyrjen e NATO-s. Këto akte me të gjitha zvhillimet dhe pasojat e saj tregoi se dinjiteti njerëzor triumfon ndaj gjenocidit, dhunës dhe barbarizmit. Kjo solli dhe drejtësinë dnërkombëtare përmes lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Të çohet deri në fund drejtësia për autorët dhe organizatorët e këtij krim kundër njerëzimit. Duhet të qëndrojmë për vlerat europiane për të cilat po përpiqemi. Vetëm një e ardhme e përbashkët europiane mund të ndalojë ripërsëritjen e këtyre ngjarjeve.


Shtuar 15.01.2020 10:22