Buffon trajner i Juventusit?

Agjenti i Gianluigi Buffon beson se portieri legjendar i ka të gjitha cilësitë për të qenë një trajner dhe në të ardhmen mund të drejtojë Juventusin.

Bufon u tërhoq nga kombëtarja italiane e futbollit në vitin 2018, ndërsa me Juventusin vazhdon të zgjasë kontratën.

Bufon planifikon të luajë deri në moshën 43-vjeçare por agjenti i tij Marina i sugjeron profesionin e trajnerit.

“Në opinion tim Buffon duhet të bëhet një trajner. Ai e kupton futbollin shumë mirë”, tha ai për mediat italiane.

A mund ta marrë ai drejtimin e Juventusit? “Për mua po, ai mundet. Buffon e kupton futbollin shumë mirë dhe është një dhuratë që natyra ja ka dhënë”, përfundoi agjenti i portierit.


Shtuar 8.07.2020 16:39