Brenda festës së madhe të McGregor pas fitores ndaj Donald Cerrone (VIDEO)

Conor McGregorit i kanë mjaftuar vetëm 40 sekonda që të fitonte ndaj Donald Cerrones në duelin e zhvilluar në kuadër të ‘UFC 246’ në Las Vegas.

Irlandezi u rikthye me klas në tetëkëndësh me një triumf fantastik, prandaj nuk ka dyshim se festa ishte e madhe me një ndejë të organizuar në Encore Beach Club të ‘qytetit të mëkatit’ (ku kishte festuar edhe pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov)

Që pas humbjes nga ylli nga Dagestani, 31-vjeçari nuk u ndesh për 15 muaj, ndërsa të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë) u kthye me klas duke e nënshtruar rivalin amerikan.

Ai e nisi furishëm meçin dhe ia doli të arrinte te fitorja shumë shpejt, dhe natyrisht që festa ka qenë shumë e madhe më pas.

Është e kuptueshme që uiski i tij, Proper 12, ishte pija kryesore e ndejës, ku ishin të pranishëm miq dhe pjesëtarë të familjes së tij.


Shtuar 19.01.2020 18:02