Kur pritej që nesër të zbriste në fushë kundër Breshias, trajneri i Juventusit Mauricio Sarri ka vendosur të mos e grumbullojë sulmuesin portugez për këtë takim.
Klubi bardhezi publikoi listën me 20 futbollistë që do janë thirrur për sfidën kundër Breshias në “Allianz Stadium”.
Të lidhura
None found
Duke parë kalendarin e ngjeshur si ndeshjet radhazi kundër Interit (1 mars në kampionat) dhe ndaj Milanit (4 mars, Kupë e Italisë), tekniku Sarri vendosi t’i japë pushim portugezit për të qenë në formën e duhur për sfidat radhazi me dy rivalët e përjetshëm.
Ndërkohë, është grumbulluar kapiteni Xhorxho Kielini, i cili ka lënë pas dëmtimin në ligament dhe pritet të prijë skuadrën në sfidat e radhës.
