Po tenton të bëhet popullor, Basha surprizohet nga reagimet në Instagram

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me ndjekësit e tij përmes pyetje-pergjigjeve në rrjetin social Instagram.

Ai pyeste se cili do të ishte vendimi që do të merrnin nëse do të drejtonin për një ditë Ministrinë e Arsimit.

Basha ka shprehur befasinë me qytetarët që sipas tij brenda pak orësh kishte një reagim aq masiv, ndërsa ka vendosur të flasë për për pikën e parë të programit të tij politik siç thotë ai, anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

“Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t;ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Është pika e parë e programit tim, programit të PD për arsimin e lartë.

Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet në të gjitha fushat e arsimit dhe në vecanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të dalin në tregun e punës dhe të konkurojnë si dhe me denjësisht dhe me paga të larta.

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot në Instagram dhe shpresoj ta vijojmë këtë formë të shprehjes së problemeve që keni ju.”, tha Basha.


Shtuar 15.02.2020 19:53