Barcelona prezanton fanellën e Rey Manaj para ndeshjes me Getafen (VIDEO)

Barcelona dhe Getafe do të përballen kundër njëra tjetrës nga ora 16:00 në kuadër të Ligës spanjolle.

E për këtë ndeshje është i ftuar edhe futbollisti shqiptar, Rey Manaj.

Madje përmes një video të publikuar nga Barcelona shihen fanellat e të gjithë futbollistëve të Barcelonës e po ashtu edhe ajo e futbollistit shqiptar.

Siç duket me shumë gjasa Manaj do të inkuadrohet në lojë nga trajneri i Barcelonës, Setien.


Shtuar 15.02.2020 13:26