Barcelona fiton ndaj Elche, debuton Pjanic (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 kundër Elches, ndeshje e vlefshme për trofeun “Johan Gamper”.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoj francezi, Griezmann në minutën e dytë pas një asistimi të Jordi Albas.

Në këtë ndeshje, debutoj edhe transferimi më i ri, Miralem Pjanic. Boshnjaku u transferua tek katalunasit në këtë merkato.

Kjo ishte miqësorja e fundit për ekipin e Barcelonës. Me 27 shtator zhvillojnë ndeshjen e radhës kundër Villarrealit, në kuadër të La Ligas.


Shtuar 19.09.2020 19:08