Barcelona e mbyll sezonin e dështuar me “poker” golash (VIDEO)

Barcelona e ka mbyllur sezonin 2019/20 në La Liga me fitore të thellë ndaj Alaves 0-5.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 24 minutave lojë dhe ishte Ansu Fati, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Lionel Messi, ndërsa argjentinas arriti të gjej golin në minutën e 34-të për 0-2.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në skenë doli Luis Suarez, i cili në minutën e 44-të shënoi për 0-3 pas asistimit të Jordi Alba.

Në pjesën e dytë përsëri ishte gjiganti katalunas që luajti më mirë, krijoi më shumë dhe shënoi edhe dy gola tjerë.

Nelson Semedo (57’) shënoi për epërsinë 0-4, ndërsa Messi (75’) shënoi golin e dytë personal dhe të 0-5 pas asistimit të Albas.

Pas kësaj fitore Barcelona e mbyll sezonin në vendin e dytë me 82 pikë.


Shtuar 19.07.2020 17:08