Interi është duke e parë me kujdes mundësinë e largimet të Lautaro Martinezit i cili po kërkohet me ngulm nga Barcelona.
Sulmuesi argjentinas i Interit, është prej kohësh i lidhur me një transferim te kampionët e La Ligas.
Siç raporton Mundo Deportivo, Inter dëshiron Arthur Melo, Carles Alenan, që aktualisht është i huazuar te Real Betis dhe Jean Clair Todibo, që është i huazuar te Schalke, për të lejuar transferimin e Martinez në ‘Camp Nou’.
Melo dhe Alrena janë mesfushorë, ndërsa Todibo luan në qendër të mbrojtjes.
Bëhet e ditur gjithashtu, që nëse Inter humbet Martinez, ka gati një listë për zëvendësimin e tij.
Oliver Giroud i Chelsea dhe Duvan Zapata i Atalantas, janë lojtarët që po pëlqehen nga trajneri Antonio Conte.