Barça dhe Atletico në sulm për yllin i Lazios, Tare nuk e lëshon

Ylli i Lazios përtej ofertave të shumta ga gjigadë Europianë është gati të rinovojë kontratën me ekipin lacial.

Marrëveshja aktuale do të skadojë në vitin 2022, por drejtori Igli Tare ka bërë hapat e parë për vazhdimin e kontratës me yllin spanjoll.

Drejtori shqiptar i ka ofruar Albertos 3.5 milionë euro në vit, me një marrëveshje deri në vitin 2025.

Angazhimi i Tares në këtë drejtim ka ardhur pasi Barcelona e Atletico Madrid kanë shprehur interesim për ish-futbollistin e Liverpool. Performanca e magjistarit spanjoll është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Alberto është njëri nga futbollistët favoritë për tu shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Serie A.


Shtuar 3.03.2020 09:40