Atalanta thyen rekordin 60 vjeçar në Serie A

Skuadra e Atalanta po vazhdon të regjistrojë paraqitje spektakolare në Serie A.

Të udhëhequrit e Gian Piero Gasperini kanë arritur të mposhtin dje skuadrën e Fiorentinës, me rezultatin 2:1.

Me dy golat e shënuara në atë ndeshje, Atalanta ka thyer një rekord 60 vjeçar në Serie A.

Atalanta është skuadra e parë që nga viti 1959/60 që shënon së paku 61 gola në 23 ndeshjet e para të Serie A.

Skuadra e fundit që bënte një gjë të tillë, ishte skuadra e Juventus.


Shtuar 9.02.2020 12:29