Atalanta arrin marrëveshjen me Chelsean për Pasalic

Mario Pasalic po bënë një sezon shumë të mirë me fanellën e Atalantës, duke u shfaqur vendimtar në shumë ndeshje. Kroati luan që nga sezoni 2018-2019 me bergamaskët, i huazuar nga Chelsea.

Pikërisht paraqitjet e mira të 25-vjeçarit kanë bindur drejtuesit e Atalantës që të nisin negociatat me klubin anglez për të blerë përfundimisht kartonin e ish-lojtarit të Milanit.

Mediet angleze shkruajnë se mes palëve është arritur një marrëveshje me klubin Italian, që do të paguajë 15 milionë euro për të siguruar përfundimisht shërbimet e mesfushorit kroat


Shtuar 18.02.2020 12:13