Aston Villa synon ta thyej rekordin e transferimeve në klub për Milot Rashicën

Aston Villa po bëhet gati ta thyej rekordin e klubit për transferimin e Milot Rashicës.

Ylli i Kosovës është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave evropiane, kryesisht nga ato angleze dhe gjermane.

Liverpooli mbetet favorit për të nënshkruar me lojtarin, por The Reds e shohin Rashicën vetëm si alternativë të Timo Werner, nëse gjermani zgjedh tjetër skuadër.

Birminghammail ka raportuar se Villa janë gati të shpenzojnë 33 milionë funte, apo 38 milionë euro sa është klauzola e Rashicës për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Por nëse bie Werder Bremen nga elita e futbollit gjerman, atëherë Rashica ka një klauzolë largimi prej vetëm 15 milionë euro.

Gjithsesi drejtuesit e Aston Villës janë të gatshëm të thyejnë rekordin e klubit për transferimin e Rashicës në verë, por vetëm nëse mbesin edhe më tej pjesë e elitës së futbollit anglez.

Aktualisht lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit është braziliani Wesley që u bashkua me Villan vitin e kaluar nga Club Brugge për 22 milionë euro.

Nga ana tjetër gara për Rashicën është e madhe, pasi edhe skuadrat tjera si RB Leipzig, Borussia Dortmund, Schalke 04, Southampton, Brighton e West Ham United e duan kosovarin.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje me Werder Bremenin ku ka rezliuar 10 gola dhe ka bërë gjashtë asistime mes kampionatit dhe kupës gjermane.


Shtuar 4.06.2020 20:29