A do t’a miratojë Reformën Zgjedhore pa pëlqimin e opozitës? Përgjigjet Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se nuk do të presin pafund që opozita të japë pëlqimin për miratimin e Reformës Zgjedhore.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama deklaroi se opozita nuk vendos dot që ta lërë vendin me ligjin e vjetër.

“Po të jetë për ta bërë me ligj dhe me zakon ne shkojmë në parlament se dhe këta që janë jashtë nuk kanë gojë të flasin sepse nuk ia ka borxh asnjëri, kanë bërë zgjedhjen e vet dhe dolën vetë nga parlamenti.

Por pikërisht se jemi në një moment të rëndësishëm dhe se unë dua t’ju provoj të gjithëve, që bëjeni si e do, si e duan këta, hajde thojeni dhe ne jemi dakord. Opozita nuk vendos dot që të na lërë ne me ligjin e vjetër.

Kjo që ju quani opozitë nuk na thotë neve ju rrini me të vjetrën, se për ca dolën në rrugë këta. Ne jemi dakord me atë që u tha, topi është në fushën e tyre tani nëse Basha e merr e fut poshtë kanotierës dhe i hipën përsipër ne nuk do presim pafund. Do presim ta mendojnë dhe të shohim ku do ta çojnë topin”, tha ai.

“Lulzim basha nuk do zgjedhje, opozita është e frikësuar nga zgjedhjet. Un nuk kam ikur ndonjëherë nga zgjedhjet as nga parlamenti. Opozita do pushtetin në tavolinë por këtë nuk ka për ta marrë ndonjëherë. Për mua nuk ka rëndësi as për PS. Kemi një kërkesë eksplicite, bëni reformën duke u bazuar te rekomandimet e ODIHR-it. Unë se kam problem të them kur ngulmoj. Po ju them që kjo që po diskutojmë është frikë nga zgjedhjet e kreut të PD”, shtoi ai. /opinion


Shtuar 4.06.2020 20:35