AS ngre alarmin, nëse UEFA ndërpret kampionatet Atl Madrid mbetet jashtë Championsit (FOTO LAJM)

UEFA ka propozuar këtë të enjte ku në rast se ligat nuk mund të përfundojnë, kriteret kualifikuese për garat evropiane të sezonit të ardhshëm janë rezultat i ndarjes së ndeshjeve të luajtura deri më tani shkruan Albeu.com, marrë nga AS.

Në këtë mënyrë, Atletico Madrid do të ishte më e prekura, teksa do të mbetej jashtë Champonsit pas 27 javësh.

Kështu, në Liga e Kampioneve do të kualifikoheshin katër skuadrat e para, Barcelona, Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad.

Ndërkohë në Europa League do të kualifikoheshin , Atletico de Madrid, Getafe, dhe një prej dyfinalistëve të Copa del Rey Socidedat ose Bilbao që nuk është zhvilluar si ndeshje për shkak të koronavirusit /albeu.com/


Shtuar 23.04.2020 14:14