Ansu Fati lidhet me Man.United, reagon babai i talentit të Barcelonës

Emri i talentit të Barcelonës, Ansu Fati është lidhur me një kalim të mundshëm në Manchester United.

Por këtë e ka mohuar kategorikisht babai i lojtarit, Bori Fati i cili mohoi të ketë kontakte me skuadrën e Premierligës.

“Unë kam qenë gjithmonë i lumtur që djali im është në Barca. Nuk di asgjë për Manchesterin United. Ansu dhe unë jemi të qetë këtu në Barcelonë. Të gjithë ata që largohen nga Barça, atëherë duan të kthehen”, ka thënë babai i futbollistit.

Fati është një nga talentët më premtues në vitet e fundit. Ai ka zënë vend në formacionin startues të Setiene. /


Shtuar 25.06.2020 10:04