Albin Kurti kërkon takim me Hashim Thaçin

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do t’i bëjë ftesë presidentit Thaçi për tu dakorduar për politikat e jashtme ndërkombëtare.

“Unë do t’i bëj ftesë për takim presidentit në mënyrë që të dakordohemi për të gjitha konferencat ndërkombëtare, do të jetë më i gjatë se katër minuta’, është shprehur Kurti.

Kurti ka theksuar se Thaçi, duhet të jetë pjesë e procesit të dialogut, pasi që ai është president, dhe sa të jetë në këtë pozitë, ai duhet të jetë pjesë e dialogut, por jo edhe të udhëheqë.

“Ai nuk mund të udhëheqë procesin, por kjo nuk do të thotë që të gjithë ne të mos kontribuojmë në politikën e jashtme. Unë besoj që Republika e Kosovës ka nevojë për një diskutim midis meje si kryeministër dhe presidentit për politikën e jashtme”, ka theksuar Kurti në Rubikon.


Shtuar 12.02.2020 20:38