Federata Shqiptare e Futbollit dje kërkoi leje për lejimin e një grupi të vogël tifozësh në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me këtë kërkesë, teksa theksoi se nuk do të lejohen tifozë!
Të lidhura
None found
Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Në stadium do të lejohen vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”.
Finalja e Kupës do të luhet sot në stadiumin e ri kombëtar, prej orës 20:00.
