20 vjet Leo Messi

17 shtator 2000, Leo Messi mbërriti në Katalonjë i shoqëruar nga babai i tij.

Ëndrra e tij ishte të nënshkruante për Barcelonën, kur ishte vetëm 13 vjeç.

Nuk ishte e lehtë, por më në fund hyri në ekipin e fëmijëve.

Prej atëherë u formua ai që është ndoshta futbollisti më i mirë në botë dhe një nga më të mëdhenjtë në histori.

20 vite më vonë, ai ka fituar gjithçka me Barcelonën, si kolektivisht, ashtu edhe individualisht.

Është historia e një kampioni të madh, që jo vetëm i arriti, por i tejkaloi në mënyrë të paimagjinueshme të gjitha ëndrrat, me të cilat udhëtoi nga Rosario atë ditë.

Ai ishte i gjatë 1.48 metra, por talenti dukej qartë, mbizotëronte në shtatin e tij të vogël.

Nga kontrata e parë tek aktualja, që mbaron verën e vitit të ardhshëm, ka ndryshuar historia e tij dhe e Barcelonës.

Plot dy dekada me suksese dhe rekorde, që po mundohemi t’i paraqesim hap pas hapi përmes info-grakëve të mëposhtëm, raporton telesport.

2000 – LEGJENDI FILLOI

2001 – NJË DËMTIM QË NUK LA PASOJA

2002 – MESSI TASHMË ISHTE SINONIM I GOLIT

2003 – MINUTAT E TIJ TË PARA “MIQËSORE” NË FILLIM

2004 – DEBUTIMI ZYRTAR ME RIJKAARD

2005 – MREKULLON BARCELONËN ME LOJËN E TIJ

2006 – TITUJ DHE LËNDIME

2007 – GOLI I MESSIT NË VERSIONIN MARADONA

2008 – NIS DUETI MESSI-GUARDIOLA

2009 – I PARI NGA GJASHTË “TOPA TË ARTË”

2010 – MESSI THYEN REKORDE KOKË MË KOKË

2011 – KOLEKSIONIST TITUJSH

2012 – 91 GOLAT SEZONALË TË MESSIT

2013 – VITI GRI, POR ME DY TITUJ INDIVIDUALË DHE DY TITUJ KOLEKTIVË

2014 – VIT I BARDHË (PA TROFE)

2015 – I RIKTHEHET SUKSESIT

2016 – 300 GOLA NË TOTAL ME BARCELONËN NË LA LIGA

2017 – TRI VITE DUKE U IMPONUAR ME GOLAT E TIJ

2018 – GRADOHET KAPITEN I BARCELONËS

2019 – I GJASHTI “TOP I ARTË” DHE LIVERPOOL

2020 – NJË VIT I SHËNJUAR NGA KRIZA

Sot Lionel Messi, 33-vjeçar, numëron 33 trofe me Barcelonën dhe shumë e shumë të tjerë individual.


Shtuar 17.09.2020 17:33