Si në Siberi, në këtë qytet temperatura do të shkojë -20 gradë (FOTO LAJM)

Janari ka sjellë një mot shumë të fothtë në Shqipëri. 

Në pothuajse 90% të vendit ka patur reshje të dëndura dëbore, ku nuk kanë munguar edhe incidentet për shkak të ngricave. 

Kujtojmë se ditën e sotme u shënua edhe viktima e parë nga acari, në qytetin e Korçës ku humbi jetën një person që udhëtonte me biçikletë. 

Por sipas sinoptikanëve moti nuk do të ndryshojë të paktën edh epër një javë, ku dita e hënë pritet të jetë më e ftohta.

Në kryeqytet do të arrijnë në -7 temperaturat e ulta, ndërsa Korça do të jetë qyteti më i ftohtë ku temperaturat do të arrijnë në -20. /albeu.com/


Shtuar 5.01.2019 18:11