Zbuten gjakrat pas 1.15 miliard euro! Meta: E duartrokas Ramën!

Presidenti Ilir Meta e konsideroi një sukses për Shqipërinë konferencën e sotme të donatorëve, në Bruksel, ku edhe u pagua fatura e dëmeve të tërmetit.

Ndërkohë kreu i shtetit theksoi se tani duhet të shihet transparenca.

Meta i ftuar në “Open”, theksoi se mbështet çdo punë të mirë që bën qeveria.

“Për çdo gjë të mirë që bën qeveria ka edhe përkrahjen time por transparenca u theksua fort dhe gjithë Shtetet e Bashkuara e dhanë fondin e tyre për të mbështetur transparencës””, u shpreh Meta.

“Jam gati të duartrokas kryeministrin dhe qeverinë për çdo punë të mirë që ka bërë. Unë kam kërkuar nga qeveria të marrë masa edhe para tërmetit”, shtoi ai më tej.

Ndërkohë, kreu i shtetit kritikat i adresoi diku tjetër, tek Reforma në Drejtësi.

“Ajo që kam theksuar sot ka të bëjë me kapjen e të gjithë institucioneve. Zëri i Amerikës raportoi sot edhe për nivelin e korrupsionit që është thelluar krahasuar me vitet e mëparshme. Edhe për reformën në drejtësi janë dhënë 200 milion euro. Ku jemi? Kjo është shumë e rëndësishme. Banka Botërore jep kredi edhe për vendet diktatoriale. Mesazhet janë solidaritet për popullin shqiptar”, nënvizoi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.


Shtuar 17.02.2020 20:45