Zbulohet detaji i rëndë, vajza që vdiq në Bulqizë do të martohej këtë vit

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djehsme në Bulqizë. Një në bashkë me dy fëmijët e saj humbën jetën për arsye akoma të paqarta.

Tragjedia ndodhi në fshatin Ostren të Bulqizës ku nëna Rajmonda, Rudina 18 vjeçe dhe Fatjoni, 14 vjeç humbën jetën.

Një kushëri i afërt i familjes tregon dhe një detaj tronditës, teksa thotë se vajza që humbi jetën, bashkë me nënën dhe vëllanë, ishte e fejuar dhe do të martohej këtë shtator shkruan bë.

Kushëriri: I kam kushërinj të afërt, kurrë mos i ngjaftë kujt kjo ngjarje, se është shumë e rëndë. Ne e kemi marrë vesh përmes televizorit. Vajza që ka humbur jetën ka qenë e fejuar prej dy vitesh, do martohej këtë shtator. Është një ngjarje jashtëzakonisht e keqe. Nuk i dihet si iu ka ngjarë atyre, vetëm ajo vajza që është në spital mund të dijë fillimin dhe mbarimin, si ka qenë. Burri ka qenë në Greqi, iku pas vitit të ri. /albeu.com/


Shtuar 15.02.2020 12:55