Ylli Ndroqi në zi, COVID-19 i vret të vëllain

Kjo është një ditë zie për Ylli Ndroqi, presidentin e Ora Neës, pasi i vëllai ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lulzim Pasmaçiu ishte ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe pse ditët e fundit kishte shfaqur shenja përmirësimi, nuk mundi t’i mbijetonte virusit vdekjeprurës.

Ndroqika dhënë lajmin e hidhur teksa shkruan:

“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllaim im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti. Çfarë do të bëhet me mua tani, Luli im? Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.


Shtuar 18.08.2020 07:32