Koeman pritet të nënshkruaj me Barcelonën brenda 24 orëve

Barcelona së shpejti do të bëhet me trajner të ri.

Ronald Koeman pritet të zyrtarizohet në postin e trajnerit të Barcelonës.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se strategu holandez do të nënshkruajë sot ose nesër me klubin nga Camp Nou.

Koeman pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me ish skuadrën e tij gjatë karrierës si futbollist duke zëvendësuar Quique Setien i cili u shkarkua pas stinorit dëshpërues të konfirmuar me humbjen 8-2 nga Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.


Shtuar 18.08.2020 07:35