Vjedhje, drogë e prostitucion, kapet mes Vlorës i rrezikshmi që e kërkonte e gjithë Europa

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 37-vjeçar i cili ishte në kërkim në të gjithë Europën.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 37-vjeçari është arrestuar në Vlorë pasi ishte akuzohej për shfrytëzim femrash për prostitucion në Itali.

Sipas Policisë, Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë është dënuar në 2018 nga Gjykata e Apelit Aquila me 9 vjet e 10 muaj burg.

Pas procedurave të arrestimit, Ergust Dumitru (Bubeqi) do të ekstradohet në Itali.

“Ky person, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Citta Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007”,- njofton policia.

Ai pritet të vuajë dënimin për tre akuza pasi 37-vjeçari akuzohet për “shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”. /albeu.com/


Shtuar 28.05.2020 12:01