Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi bëri një lapsus frojdian gjatë interpelancës së sotme mes deputetit Lefter Maliqi dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ndërkohë që i përfundoi koha e fjalës, Ruçi iu drejtua Maliqit me fjalën “mbaroi koha shoku Maliqi” në vend të “Zoti Maliqi”, ç’ka tregon se kryeparlamentari nuk është shkëputur plotësisht nga e shkuara e tij me periudhën e para 30 viteve më parë kur në Shqipëri qeverisnin komunistët, shkruan albeu.com.
Të lidhura
None found
Lefter Maliqi ka thirrur ministren Gjonaj në interpelancë mbi situatën problematike në burgje sipas tij, gjë e cila kulmoi me nxjerrjen xhiro të Dritan Dajtit në Bllok duke sjellë shkarkime masive në burgje. /albeu.com
