Vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, mjeku tregon kur duhet të shqetësoheni

Mjeku i njohur Roland Xhaxho ka folur për situatën e koronavirusit që po kalon gjithë bota dhe për më tepër ka dhënë disa këshilla për ata që janë të prekur me COVID-19.

I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho tha se një pacient kur shikon që ka lodhje dhe mungesë frymëmarrjeje duhet të njoftojë ambulancën dhe nëse ka dhe temperaturë duhet marrë dhe 127-tën.

“Kur një pacient që është i sëmurë dhe nuk ka mundësi të shkojë dot as në tualet, kur keni lodhje, mungesë në frymëmarrje duhet të merrni direkt urgjencën. Nëse keni dhe temperaturë duhet të telefononi 127-ën. Por pacienti nuk duhet të largohet kurrë nga oksigjeni. Urgjenca ka mjete oksigjenimi dhe pacienti duhët të mbahet në oksigjen. Ne në kohën tonë kemi bërë dhe oksigjenim më dorë me një pajisje të thjeshtë”, u shpreh Xhaxho.

Më tej ai tha se në Shqipëri nuk beson se do ketë mbipopullim spitalesh, pasi qeveria ka marrë masa dhe numri i të prekurve është i ulët.


Shtuar 24.03.2020 21:28