Mbrëmjen e djeshme, shtetasi Fiqeri Çalliku mbeti i vrarë i qëlluar me një mjet prerës, nga hajduti që i kishte hyrë në arë, për t’i vjedhur.
Vëllezërit kishin pikasur në mbrëmje vonë një person që u kishte hyrë në arën më misër, për të vjedhur.
Kanë nxituar të dy bashkë që ta kapnin hajdutin dhe ta ndalonin, por aty janë sulmuar prej tij.
Mësohet se autori, ende në kërkim, e ka qëlluar viktimën me prerësen e misrit që kishte në dorë dhe Fiqeriu ka gjetur vdekjen.
Durrës/ Informacion paraprak
Më datë 29.07.2020, rreth orës 23:05, në Xhafzotaj, Shijak, shtetasit F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç(vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, ku shtetasi F.Ç., 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.
Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.